Çekia i hyn qepjes, urdhëron mbulim të detyruar të fytyrës jashtë shtëpisë

Republika Çeke është vendi i parë në Evopë që deyton me ligj të gjithë qytetarët të mbulojnë fytyrën kur janë jashtë shtëpisë prej perhapjes së koronavirusit.

Advertisements

Një masë e tillë ishte marrë në fillim të shkurtit dhe nga një rajon i largët rus në kufi me Kinën.

Tashmë në Çeki me një urdhër të 19 marsit kërkohet që të gjithë qytetarët të kenë një veshje mbrojtëse mbi gojën dhe hundën, dhe ata që nuk e bëjnë këtë gjobiten deri në $815.

Advertisements

Me këtë mandat vendi evropiano-qendror prej 10 milionë njerëzish ka ashpërsuar masat e përmbajtjes së epidemisë së koronavirusit vrasës.

“Obligimi për të veshur diçka mbi gojën e hundën kur je përjashtë është mëse i nevojshëm, për mbrojtjen e vetes dhe të të tjerëve”, tha minsitri çek i shëndetësisë Adam Vojtěch.

Politika e maskave në Çeki shkon kundër rekomandimeve të OBSH dhe autoriteteve shëndetësore amerikane që thonë se këtë duhet ta bëjnë vetëm të sëmurët, kryesisht për të sigurur furnizmin me maska për punonjësit e shëndetësisë.

Por autoritetet çeke thonë se qytetarët duhet t’i prodhojnë vetë ato në kushte shtëpiake nga bluza ose shalle.

Çekia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirusi më 1 mars, ndërsa deri dje vendi kishte 2,062 raste koronavirusi e 9 vdekje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosovë/ Mbërrijnë mijëra teste për Koronavirusin
Artikulli tjetër“Shqetësimi mund t’i çojë njerëzit në zemërim dhe urrejtje.” Një tjetër problem për Italinë, Renzi: Njerëzit do vdesin urie