Bota ‘nën kthetrat’ e koronavirusit: 13,671 viktima dhe 318,254 të infektuar

Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Advertisements

Sipas wordometers.info numri i të infektuarve ka shkuar në 318,254 dhe ai i viktimave në 13,671.

Ndërkohë, 10,410 viktima janë regjistruar jashtë territorit të Kinës.

Advertisements

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 4,825 viktima dhe 53,578 të infektuar.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë pasi janë regjistruar 372 viktima në 24 orë. Numri total i viktimave ka shkuar në 1,753 dhe i të infektuarve në 28,572.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 2 vikitma dhe 89 të infektuar.

/Ora News.tv/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkeli rregullin e vetëizolimit, këngëtari shqiptar shoqërohet në polici
Artikulli tjetërTë shtrirë në korridore, a po futet në kolaps shëndetësia spanjolle? (Video)