Bebja 6-muajshe dhe gruaja 102-vjeçare përshkruhen si shpresa për mundjen e koronavirusit në Itali

Dy njerëz në ekstremet e kundërta të spektrit të moshave në veri të Italisë, po kthehen në fenerin e shpresës për luftën ndaj epidemisë së koronavirusit në Evropë.

Advertisements

Leonardo, një bebe 6-muajshe si dhe 102-vjeçarja Italica Grondona, janë shëruar nga koronavirusi të dy pas betejës së gjatë kundër tij në spital.

Leonardo i vogël është kthyer së fundmi në shtëpi në qytezën e Corbetta në Lombardi pas 50 ditë beteje me koronavirusin COVID-19.

Advertisements

Kryebashkiaku Marco Ballarini e quajti Leonardo ‘fytyra e mrekullueshme e shpresës’ dhe e falenderoi atë për ngritjen e moralit të rajonit.

“Sot kemi një arsye për të buzëqeshur dhe për t’u ndjerë pjesë e komunitetit. Corbetta mirëpret Leonardo që sapo është kthye rnga spitali pasi mundi COVID-19. Falemnderit Leo, e falemnderit prindërve të tu që nuk u dorëzuan kurrë. Ata sollën pranverën në zemrat e qytetarëve të Corbetta! Forca Corbetta!’

Nëna e Leos tha se dinte që i vogli ishte sëmurë kur mori ethet, pasi një koleg i të shoqit ishte disgnostikuar me virusin.

Ndërkohë një grua 102-vjeçare në Genoa, në veri të Italisë bëri gjthahtu një shërim të pabesueshëm nga koronavirusi pas 20 ditësh në spital.

Italica Grondona u shtrua me zemër të dobët por çuditërisht virusi e liroi atë aq sa doktoërt thonin se në mënyrë tëpashpjegueshme ‘virusi u dorëzua para saj.’

Doktorët ishin aq të impresionuar me rastin sa vendosën ta studiojnë më thellë dhe pranonin se nuk kishin bërë vetëm se rutinën mjekësore për kurimin e Grondona.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThellohet bilanci në Greqi, shkon në 47 numri i viktimave
Artikulli tjetër‘Kisha dhimbje dhe shtrëngime në gjoks’/ Ish-banori i Big Brother Albania me koronavirus, rrëfen eksperiencën e tij: S’di nga kush e kam marrë