Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë sot një mesazh për të gjithë mjekët dhe infermierët e infektivit, tashmë të kthyer në një ka rantinë.
Advertisements
Një mesazh falenderimi, për heronjtë siç edhe kryedemokrati i quan, që po rre zikojnë jetën dhe familjarët e tyre për të dalë fitues në këtë betejë me ar mikun e “paftuar”.
Ky reagim vjen pas fotos së publikuar ditën e djeshme nga disa mjekë, të cilët kërkonin nga njerëzit që të mos i shohin çuditshëm.
Advertisements
“Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!
Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj! Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!