Balerina e pajisur me maskë gazi vallëzon në mes të rrugës së boshatisur në Times Square

Përhapja e koronavirusit nëpër botë, ka sjellë që artistët të realizojnë dhe foto domethënëse. Një ndër to është dhe fotoja e balerinës Ashlee Montague, e cila ka zgjedhur të vallëzojë ndryshe nga çdo herë.

Advertisements

Frika nga koronavirusi ka larguar turmat larg rrugëve. Ndërsa shumë banorë qëndruan brenda, balerina dhe interpretuesja Ashlee Montague doli në sheshin Times, megjithëse me një maskë gazi, për të kërcyer.

Në rrugët me më pak trafik, ose boshe, të një ndër pikave më me shumë fluks si Times Square, balerina ka zgjedhur këtë destinacion turistik, për të përcjellë një mesazh përmes pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Balerina Ashlee Montague kishte veshur një maskë gazi ndërsa vallëzonte sikur s’po e shikonte askush, në Times Square gati të shkretuar të mërkurën ndërsa shpërthimi i koronavirusit vazhdon të mbyllë çdo cep të qytetit të New York-ut. The Telegraph

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi/ Ministria jep njoftimin për shqiptarët që janë bllokuar në Holandë
Artikulli tjetërFrika nga koronavirusi, Elvana Gjata i përgjërohet shqiptarëve tre herë: A nuk ju dhimbsen… (FOTO)