Avioni trembëdhjetë rus Il-76 u ul sonte në Romë nga Rusia me trupa dhe pajisje ndihme në luftën e vendit kundër epidemisë së koronavirusit, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes.
Advertisements
Pjesa tjetër e avionëve ishin ulur gjatë ditës pas mbajtjes së konsultimeve mes vendeve për mënyrën e përdorimit të pajisjeve ruse në luftën kundër virusit.
Specialistët rusë do të nisin programet e dezinfektimit dhe parandalimit menjëherë pas koordinimit të hapave me autoritetet lokale.
Advertisements
Fillimisht rreth 100 ekspertë rusë ushtarakë dhe virologjie u dislokuan në bazën ajrore italiane Pratica di Mare, të cilët u pritën nga minsitri i jashtëm Luigi Di Maio.
Zhvillimi erdhi pas një bisede telefonike të shtunën mes presidentit Vladimir Putin dhe kryeministrit italian Giuseppe Conte për mundësinë e asistencës ndaj Italisë që po përballet me pasoja të rënda nga epidemia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!