Ambasadori amerikan në Britani akuzon Kinën: Mbuluan faktet për koronavirusin. Nëse do kishin bërë gjërat e duhura në kohën e duhur…

Woody Johnson, ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, ka akuzuar Kinën për përfshirje në “propagandë të ashpër dhe të rrezikshme” për koronavirusin, duke thënë se bota mund të ishte kursyer nga ndikimi i plotë nëse zyrtarët kinezë nuk do t’i mbulonin faktet.

Advertisements

Në një pjesë opinioni të botuar në gazetën britanike The Times, Johnson thotë se Kina dështoi në detyrimin e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të shpërndarë informacione rreth shpërthimit në mënyrë transparente.

“Së pari (Kina) u përpoq të shtypë lajmin. Pastaj, ajo ka punuar për të mbrojtur popullsinë e vet duke shpërndarë në mënyrë selektive informacion kritik, të tilla si të dhëna për sekuencat gjenetike “shkroi Johnson.

Advertisements

“Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, më shumë nga popullsia e saj dhe pjesa tjetër e botës, mund të ishte kursyer ndikimi më serioz i kësaj sëmundje.

Ai shtoi se kur kriza zvogëlohet, do të duhet të bëhet një vlerësim i kostove të “prishjes së bashkëpunimit ndërkombëtar” dhe veprimeve të Kinës herët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqi/ Shkon në 23 numri i viktimave nga CoVid-19
Artikulli tjetërDurrës/ Dërgohen në Infektiv dy pacientë në gjendje të rëndë