Alarmi në Lombardi: Jemi pranë pikës ku nuk ka kthim

Horizonti nuk duket akoma në Itali. Rajoni më i prekur nga koronavirusi mbetet Lombardia, që njihet edhe si motori ekonomik i vendit.

Advertisements

Sipas Corriere della Sera, dita e djeshme ka qenë edhe më e vështira sa i përket këtyre tri javëve të betejës me koronavirusin.

Pacientët e shtruar në 24 orët e fundit në terapinë intensive janë 85 më shumë. Një shtim thuajse me dyfishin e rasteve të regjistruara në reanimacion gjatë javës së shkuar.

Advertisements

“Jemi shumë pranë pikës ku nuk ka më kthim”, thotë eksperti Giulio Gallera.

Sesa e vështirë është situata, e thonë numrat. Në terapinë intensive në Lombardi janë 732 persona, dhjetë ditë më parë ishin 244. Të dhënat për Lombardinë janë të frikshme: 11.690 të prekur, 966 të vdekur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDo të martohet për 37 ditë, nusja e re: S’dua t’ia di për koronavirus…
Artikulli tjetërSh*rr me gr*shte midis katër femrave në qendrën tregtare, njëra prej tyre 8 muajshe shtatzënë