A mund të na mbrojë Vitamina C nga koronavirusi, ja cfarë thonë ekspertët

Koronavirusi i ri, COVID-19 ka shkaktuar një pandemi globale, mijëra të vdekur e mijëra të prekur të cilët luftojnë për jetën në spitale.

Advertisements

Ndërkohë që arma jonë e vetme është higjena dhe qëndrimi brenda në shtëpi, ekspertët theksojnë se duhet të ushqehemi mirë në mënyrë që të kemi një sistem imunitar të shëndetshëm.

Nëse kemi një sistem imunitar të fortë e të shëndetshëm, shanset për t’a kaluar COVID-19 si një grip të thjeshtë sezonal, janë shumë të larta.

Advertisements

Por çfarë sugjerohet të konsumojmë?

Ushqime të pasura me vitaminë C ose të marrim vitaminë C të gatshme nga farmacitë.

Sipas studimeve vitamina c e ndihmon trupin tonë të ruajë një shëndet të mirë dhe të aftë për të përballuar virusi si COVID-19. Ai ka një rol të madh në sistemin tonë imunitar, dhe në kombinin më një dietë të mirë ushqimore, ka efekte të mrekullueshme.

Në këto ditë të vështira, njerëzit jo vetëm që kanë boshatisur raftet e supermarketëve por edhe Vitaminat C nëpër farmaci.

Ekspertët bëjnë thirrje që njerëzit të ushqehen mirë, dhe të mundohen që vitaminat e kërkuara të merren kryesisht nga frutat e perimet dhe nëse merren nga farmacitë, të konsumohen në masën e duhur.

Ishin mjekët kinezë fillimisht që përhapën lajmin se kjo vitaminë ndihmon në kurimin e pacientëve me COVID-19, gjë e cila nxiti edhe shitjet në të gjithë botën.

Por marrja e tepërt e vitaminës C mund të shkaktojë diarre, vjellje dhe ngërçe në stomak.

Studimet e deritanishme theksojnë se kjo vitaminë po përdoret në kurimin e pacientëve me COVID-19 dhe ka efekte të dallueshme mbi këta pacientë.

Rikujtojmë se Vitamina C nuk i bën dëm askujt, nëse merret në sasinë e duhur dhe është e nevojshme për trupin tonë por nuk na mbron nga koronavirusi COVID-19, por forcon imunitetin tonë në mënyrë që të jemi të aftë t’a kalojmë lehtë këtë virus të rrezikshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme! Vëllai i vdiq nga koronavirusi, qytetari nga Fieri kërkon leje nga Policia: Dua të shkoj t’i marr trupin në morg
Artikulli tjetërOlta Gixhari ‘terbon’ fansat me fotografinë e fundit