Lakuriqët e natës janë diskutuar gjerësisht si një burim i mundshëm i koronavirusit.
Advertisements
Megjithatë, disa shkencëtarë pranojnë që nuk janë fajtorë për transferimin e sëmundjes që po ndryshon jetën e përditshme të njerëzve në mbarë botën, Covid-19.
Zoologët dhe ekspertët e sëmundjes kanë deklaruar për CNN se ndryshimet në sjelljen njerëzore dhe shkatërrimi i habitatit natyror, shoqëruar me numrin e madh të njerëzve që lëvizin me shpejtësi tani në Tokë, ka mundësuar sëmundjet që dikur ishin mbyllur në natyrë për të kaluar në njerëz në mënyrë më të shpejtë.
Advertisements
Shkencëtarët janë akoma të pasigurtë nga origjina e virusit dhe do të jenë në gjendje të provojnë burimin e tij vetëm nëse izolojnë një virus të gjallë në një specie të dyshuar, një detyrë kjo e vështirë.
Por viruset që janë jashtëzakonisht të ngjashëm me atë që shkakton Covid-19 janë parë nga kinezët tek lakuriqët e natës.
Lakuriqët janë gjitarët e vetëm që mund të fluturojnë, duke i lejuar ata të përhapen në një numër të madh nga një komunitet në një zonë të gjerë, thonë shkencëtarët. Kjo do të thotë se ata mund të strehojnë një numër të madh patogjenësh ose sëmundjesh. Fluturimi kërkon gjithashtu një aktivitet të jashtëzakonshëm për lakuriqët, gjë që ka bërë që sistemet e tyre imune të bëhen shumë të specializuara.
“Kur fluturojnë ata kanë një temperaturë kulmore të trupit që imiton një ethe”, – tha Andrew Cunningham, Profesor i Epidemiologjisë së Jetës së egër në Shoqërinë Zoological të Londrës. “Ndodh të paktën dy herë në ditë me lakuriqët, kur fluturojnë jashtë për tu ushqyer dhe pastaj kthehen në fole. Dhe kështu patogjenët që kanë evoluar tek lakuriqi, kanë evoluar për t’i bërë ballë këtyre majave të temperaturës së trupit.”
Cunningham tha që kjo përbën një problem të mundshëm kur këto sëmundje kalojnë në një specie tjetër. Tek njerëzit, për shembull, një ethe është një mekanizëm mbrojtës i krijuar për të ngritur temperaturën e trupit për të vrarë një virus.
Në epiqendrën e mundshme të virusit, të ashtuquajturat tregjet e lagura të Wuhan, Kinë , ku kafshët e egra mbahen të robëruara së bashku dhe shiten si ushqime ose kafshë shtëpiake, mund të ndodhë një përzierje e tmerrshme e viruseve dhe specieve.
“Nëse ato dërgohen ose mbahen në tregje, në afërsi të kafshëve ose njerëzve të tjerë,“- tha Cunningham, “atëherë ekziston një shans që ato viruse po shpërndahen në një numër të madh.”
“Ne gjithashtu po shkatërrojmë habitatet e tyre në peizazhe që janë më të mbizotëruar nga njerëzit. Kafshët po përzihen në mënyra të çuditshme që nuk kanë ndodhur kurrë më parë. Pra, në një treg të lagësht, do të keni një ngarkesë të kafshëve në kafaze mbi njëra-tjetrën . “
Shkencëtarët thonë se ka dy mësime të thjeshta që njerëzimi mund të mësojë dhe duhet të mësojë shpejt.
Së pari, lakuriqët nuk janë fajtorë, dhe në të vërtetë mund të ndihmojnë në ofrimin e zgjidhjes. “Është e lehtë të drejtosh gishtin në speciet pritëse. Por në të vërtetë është mënyra që ndërveprojmë me ta që ka çuar në përhapjen pandemike të patogjenit”. Ai shtoi se sistemet e tyre mund të japin të dhëna të rëndësishme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!