Fotoja e Romeo Vide, autorit të dyshuar për v rasjen e juristes Aurora Trashani, në atë kohë 32 vjeçe, që u gjet e djegur në apartamentin e saj, pranë ‘Zogut të Zi’ në Tiranë, është zbuluar nga emisioni ‘Uniko’.
Advertisements
Bëhet fjalë për Romeo Vide, baba i dy vajzave, që kishte qenë në një lidhje me Aurorën që prej vitit 2010., pasi ishte ndarë nga bashkëshortja në vitin 2008.
Vide kishte shkuar edhe në Shkodër, ku jëtonte familja e Aurorës, dhe ishte njohur me një nga motrat e saj, ndërsa më pas kishin pirë edhe kafe.
Advertisements
Pas disa ditësh, Vide i kishte dërguar një mesazh në telefon motrës së Aurorës, ku i kërkonte të takoheshin dhe të pinin një kafe.
Ajo ia tregoi mesazhin Aurorës, e cila ishte mërzitur dhe i kishte thënë se do ta rregullonte ajo problemin.
Po atë mbrëmje, Romeo i dërgon një tjetër mesazh motrës së Aurorës, duke i kërkuar falje për shqetësimin.
Disa detaje përforcojnë dyshimet e policisë, pasi Romeo kishte ardhur nga Gjermania kishte përdorur dy numra telefonik, një shqiptar dhe një gjerman.
Me këto numra, ai ka folur me Abedin Mulaj, taksist dhe shofer ambulance, V.M, djalin e tezes së tij, zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe V.N, tezja e tij.
V rasja e Aurorës dyshohet se ka ndodhur në 1 shkurt 2011, ku pasi është që lluar 64 herë me th ikë, ishte dj egur në banesën e saj.
Ngrohësja me gaz që përdorte vi ktima ishte spostuar afër Aurorës dhe batanijes që mori flakë duke shkaktuar zjarrin në shtëpi.
3 persona u pyetën për lëvizjet e Romeo Vides natën e 1 shkurtit, dhe të treja janë kontradiktore me njëra tjetrën.
Abedin Mulaj, taksisti që ka patur kontakte të shpeshta me ROmeon, ka rrëfyer se natën e 1 shkurtit Romeo e ka telefonuar dhe i ka kërkuar ta takojë rreth orës 22:00, pasi ishte kthyer nga Gjermania.
Ai thotë se vajti te shtëpia e Romeos në Kombinat dhe qëndroi rreth 20 minuta te shtëpia e të dyshuarit, ndërsa më pas u largua.
Ndërsa nëna e Romeo Vides e ka mohuar faktin që ndonjë shok i djalit të kishte ardhur për vizitë atë natë.
Një version tjetër të ngjarjes ka tezja e Romeos, e cila pretendon se ka qenë në banesën e së motrës nga data 1 shkurt deri në datën 3 shkurt, ndërsa mohon se mund të ketë shkuar njeri tjetër në banesë gjatë pasdites së 1 shkurtit.
Në datën 3 shkurt Romeo Vide ishte larguar për në Gjermani, nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Gjatë paradites ai ka folur edhe me djalin e tezes V.M, i cili e dinte se ai dhe Aurora ishin të lidhur.
Romeo arrin t’i shpëtojë policisë dhe largohet drejt Gjermanisë.
Hetuesit shkuan në banesën e tij në Kombinat, por aty ishte vetëm nëna e tij, Dafina.
Ajo u tha hetuesve se ishte njoftuar për vdekjen e Aurorës në datën 2 shkurt nga televizioni, kur në banesë ishin Romeo dhe e motra.
Hetuesit arre stuan Abedin Mulaj, taksistin që shoqëronte Romeon dhe dyshohej si bashkëpunëtor në v rasje, por u la i lirë pas disa muajsh për mungesë provash, pavarësisht se dëshmite e tij ishin të pasakta dhe nuk përputheshin me përgjigjet e kompanive telefonike për lëvizjet, telefonatat dhe takimet me Romeo Viden, para, gjatë dhe pas ditës kur Aurora u v ra.
Romeo Vide nuk u kthye në Shqipëri edhe për vde kjen e nënës së tij në prill të vitit 2015.
Vide në vitin 2017 bën kërkesë për lënien e nënshtetësisë shqiptare, që i miratohet në nëntor të po atij viti.
I dyshuari kryesor për vr asjen e juristes nuk u paraqit asnjëherë në vendin tonë për të dhënë shpjegime përpara hetuesve.
Sot Romeo Vide është nënshtetas gjerman dhe i lirë nga çdo akuzë.
Edhe pas 9 vitesh hetime dhe dyshimesh për këtë person, drejtësia shqiptare nuk ka arritur ende ta sjellë në Shqipëri dhe të marrë dëshminë e tij për këtë k rim mak abër, që sipas të gjitha dyshimeve të policisë, Romeo Vide është v rasësi i Aurora Trashanit, dhe inskenuesi i ngjarjes së ndodhur në 1 shkurt 2011 në Tiranë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!