84-vjeçarja në Vlorë: Mbijetoj me ujë dhe sheqer/ Rama: Lekët për sheqer ku i gjeti ajo?!

“Ruani të moshuarit”! Ky është “amaneti” i kryeministrit Edi Rama, i cili në çdo dalje të tij publike përsërit apelin për të mbrojtur dhe për të mos lejuar këtë grupmoshë të dalë nga shtëpia.

Advertisements

Madje, i pari i qeverisë premtoi ndihma për ta. Por ishte pikërisht një e moshuar sot që i hodhi gjithçka për tokë.

Para kamerës, zonja 84-vjeçare nga Vlora prekju zemrat e të gjithë shqiptarëve teksa deklaroi se prej dy ditësh, ushqimi i saj i vetëm është ujë me sheqer.

Advertisements

Nisur nga kjo histori shumë e dhimbshme nuk kanë munguar memet në rrjetet sociale, që ironizojnë dhe sulmojnë kryeministrin Rama, për më tepër edhe deputet i zonjës në fjalë.

Në vazhdën e përgjigjeve të tij: “Nuk ke punë, po internetin ku e gjete”, “nuk ke lekë, po iPhone-n ku e gjete”, nuk mund të mungonte edhe këtë herë përgjigja: “Po paratë për sheqer ku i gjete”.

Meqënëse ne shqiptarët harrojmë shpejt, ju sjellim më poshtë, edhe një herë, me zë dhe figurë dëshminë e dhimbshme të 84-vjeçares… /A.R, Syri.net

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/152972139331526/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPrekëse/ Të martuar prej 53 vitesh, vdiqën në të njëjtën dhomë spitali pak orë nga njëri-tjetri
Artikulli tjetërDitë e zezë për Italinë, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit