Mira Rakacolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë, ka folur në lidhje me gjendjen e 6 personave të konfirmuar se janë pr ekur nga koronavirusi.
Advertisements
Gjatë një interviste televizive, Rakacolli u shpreh se 3 nga të in ektuarit nuk kanë asnjë shenjë të koronavirusit edhe pse janë bartës të tij, ndërsa theksoi se gjendja e 3 personave të tjerë në Shërbimin e Sëmundjeve Inf ektive është e qëndrueshme.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë ka thënë se një person mund të jetë bartës i koronavirusit pa simptoma dhe ke aftësinë për ta transmetuar atë
Advertisements
“Tre nga personat e p rekur nga koronavirusi janë të shtruar në Shërbimin e Sëmundjeve Inf ektive dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. Klinikisht, këto nuk janë raste të r ënda. Nga informacionet e fundit që unë kam, ata kanë qenë edhe pa temperaturë, në ndryshim nga një ditë më parë. Për momentin, atyre nuk u rre zikohet jeta. Tre rastet e tjera, janë persona që kanë pasur kontakt me këta persona. Ata nuk kanë deri tani asnjë shenjë të sëm undjes. Mund të jesh bartës i koronavirusit pa simptoma dhe ke aftësinë për ta transmetuar atë. Nëse sëm undja do të zhvillohet, atëherë këta persona do të shkojnë në strukturat spitalore”, tha zëvendësministrja./ Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!