27-vjeçarja nga Polonia është viktima më e re nga Covid-19, ndërroi jetë pak ditë pasi solli në jetë fëmijën

Një 27-vjecare polake është viktima më e re nga koronavirusi. E reja ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Advertisements

Ajo ishte infektuar me koronavirus nga nëna e saj, e cila ishte kthyer nga Italia.

Gruaja nga provinca e Podkarpackie në Poloni kishte vetëm një javë që kishte lindur me një ndërhyrje çezariane.

Advertisements

Pas simptomave të para u shtruar në spital ku fatkeqësisht nga insuficienca respiratore përfundoi në terapi intensive. Pas disa ditësh u diagnostikua me ‘sepsi’, një lloj infeksioni bakterial.

27-vjecarja u operua me urgjencë, por pas 12 orësh ndërroi jetë.

Deri më tani në Poloni janë shënuar 5 viktima dhe 425 të infektuar me koronavirus.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU testua në Itali/ Ilaçi shpresëdhënës për koronavirusin, mjeku reumatolog: Ja rastet kur mund të aplikohet
Artikulli tjetërKoronavirusi/Kina i kërkon falje mjekut që mund të kishte ndryshuar historinë