200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me çështjen e dyqind (200) pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani.

Advertisements

Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Advertisements

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi koronavirusi po “tre mb” denoncimin e dh unës në familje
Artikulli tjetërParkohen makinat, dalin biçikletat