10 persona fituan betejën/ Manastirliu publikon foton e pacientit të shëruar me COVID-19, ministrja: Ndodhen në shtëpi, jemi ende në fillimet e luftës!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 10 persona kanë fitur betejën me COVID-19 dhe tashmë ndodhen në shtëpitë e tyre.

Advertisements

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi, tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre. Këta të fundit do të qëndrojnë 14 ditë në izolim. Ministrja ka publikuar edhe një foto të një pacienti nga spitali Infektiv, i cili fitoi luftën me COVID-19.

Reagimi:

Advertisements

Lajm i mirë🙏🏼 🔟 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore. 👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ Faleminderit mjekëve për shërbimin! 🙏🏼 Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social. Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë. Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim. #BashkëJaDalim
Shqipëria po përballet këtë javë me fluksin e pandemisë COVID-19. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Injorante femër”, Etilda Gjonaj flet për të burgosurit, Stresi i hakërrehet ministres: Kush të ka votu ty që të respektojm vendimet, shtet i dështum
Artikulli tjetërAKU, urdhër tregtarëve: Mbuloni me qese fruta-perimet, të mos preken pa dorashka!