Zgjedhje të parakohshme? Ja parashikimi që bën Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh mbrëmjen e së premtes në emisionin “Java” në RTSH se nuk mendon se në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Advertisements

Fevziu tha se si Kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, nuk i intereson një skenar me zgjedhje të parakohshme.

Fevziu deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi as Rama dhe as Basha nuk janë të interesuar.

Advertisements

Për Fevziun opozita duhet të presë konsumimin e plotë të Ramës që nesër në garë të futet si alternativë qeverisje.

“Për çfarë arsye Rama do t’a çojë vendin në zgjedhje të parakohshme? Në anën tjetër opozita do e çojë Ramën drejt konsumimit të plotë. Mendoj se kjo është ajo që do bëjë edhe Basha. Nganjëherë nuk mjafton vetëm imazhi, por duhet edhe alternativa qeverisëse.

Rama, pasi humbi zgjedhjet e 2011, nisi takimet dhe një qasje ndryshe me njerëzit. Të njëjtën gjë po bën edhe Basha sot, por mendoj se nganjëherë nuk mjafton vetëm imazhi”, tha Fevziu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Zot na ruaj”/ Aulona Musta “sherr” me Fatmën për monologun e Alketës në Sanremo, gazetarja: Sa të këqij e të vegjël që bëhemi shpesh(DEBATI)
Artikulli tjetërI FUNDIT/ U vunë në shënjestër nga OFL, Ardi Veliu nxjerr urdhrin. 3 të fortëve iu bëjnë namin