“Zgjedhje të parakohshme?” flet raportuesja e PE: Ja thirrja ime për klasën politike shqiptare

Raportuesja e PE-së në Shqipëri, Isabelle Santos në një konferencë të përbashkët për mediat me ambasadorin e BE-së, Luiggi Soreca u shpreh se gatshme të mbështeste procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Advertisements

Raportuesja e PE-së, Santos i bëri thirrje palëve, që ky nuk është momenti për t’u ndarë, por për t’u bashkuar dhe për tu përballur me këtë objektiv.

Bashkim të klasës politike në funksion të integrimit në prag të vendimmarrjes, kriza politikë e thellë në vend. Sa do ndikojë kjo krizë në vendimin?

Advertisements

Isabelle Santos: Gjatë kësaj vizite do përpiqem të mos komentoj rreth politikës së brendshme, ashtu si u shpreha ky është një moment për të qenë të bashkuar, jo për tu ndarë, jemi para një hapi të rëndësishëm u bëj thirrje faktorit politik, ia kam shpjeguar kujtdo rëndësinë e këtij momenti. Askush nuk mund të thotë që përgjegjësia është vetëm e BE, është e BE, por edhe e aktorëve politikë në këtë vend. Thirrja ime është vetëm një, bashkim për tu përballur me këtë objektiv dhe për të përmbushur kriteret që janë vendosur, forcat politike të dialogojnë të vijojnë reformat dhe të vijojnë përpara për atë që është në interes të popullit shqiptar.

E pyetur nëse duket të ketë zgjedhje të parakohshme në vend, raportuesja e PE-së u përgjigj: “Ky është një vendim që i takon aktorëve politikë, thirrja ime e vetme është të vijoni me reformën zgjedhore, ky vend duhet të bëjë këtë reformë në bazë të rekomandimeve të OSBE ODIHR, ndërkohë pjesa tjetër nuk më takon mua të ndërhyj në këtë çështje”.

Më tej raportuesja e PE-së, Isabelle Santos u shpreh se do bënte gjithçka pë praninim e Shipërisë në BE.

“Jam Raportuese e PE për Shqipërinë, kjo është një nga shumë vizita që do bëj gjatë dy viteve të ardhshme, udhëtim i gjatë që shpresojmë ta bëjmë së bashku.

Zgjerimi ka rëndësi të madhe për BE dhe për Shqipërinë, të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit dhe do të vij këtu gjatë viteve në vijim dhe do të flas me këdo, do ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt. Janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE por edhe qytetarët tuaj. Jo vetëm në reformën në drejtësi, por edhe kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, trafikut të drogës, duhet të përmbushim reformën për sistemin zgjedhor.

Vendimi i për të shtyrë votimin e ligjit të anti-shpifjes është një tjetër hap i mirë për Shqipërinë, shpresoj që të merren parasysh të gjitha rekomandimet nga Venecia dhe dëshira e shqiptarëve në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Siç e kanë treguar zhvillimet e fundit shqiptarët mund të kenë besim te BE, si në rastin e tërmetit, ishim të shpejt në ndihmë.

Unë do të mbroj procesin për pranimin në BE, do të ngre zërin, do të bëj gjithçka mundem, do të luftoj për këtë dhe ky është momenti, duhet të ecim përpara”, deklaroi Santos.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIu sekuestrua 10 milionë euro pasuri ne 2015/ Kush është “Titi i Ukës” në shënjestër nga OFL-ja?
Artikulli tjetërMëngjesi shume i ftohtë, por i kthjellët! Ja cfare pritet pasdite