‘Xhafaj del hapur kundër Ramës dhe ‘sul mon’ Anti-KÇK: I keqardhur! Këtë debat po e udhëheq kryeministri

Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve ku ka pasur diskutime mbi ndryshimet që janë bërë në statusin e gjyqtarit, ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për paketën Anti-KÇK për të cilën thotë se qëllimi nuk është efektiv.

Advertisements

Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që këtë debat po e udhëheq më shumë kryeministri në vend që të flasin organet e reja të sistemit të drejtësisë KLGJ e KLP, të cilat sipas Xhafës duhet të dëgjoheshin më fort.

“Pse qeveria nuk e bëri vetë këtë nismë? Qëllimi nuk është efektiv. Qasja jonë nuk është vetem politike, por edhe Kushtetuese. Kemi organet e reja të sistemit. Nuk mund të flasim si dje. Sot kemi KLGJ, KLP dhe ILD.

Advertisements

Jam i keqardhur që me këtë debat të fortë publik të udhëhequr nga kryeministri, KLGJ e KLP flasin më pak, ata duhet të ishin institucionet të cilat duhet të dëgjoheshin më fort”, ka thënë Xhafaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoqi fotografinë e Thaçit nga zyra, PDK merr vendimin dra stik ndaj Vjosa Osmanit
Artikulli tjetër“Kam punuar kamarier”, Irgen Çela rrëfen sarkrificat për t’i ardhur në ndihmë familjes