“Mik i paftuar”, delfini shoqeron varkën e turistëve në ishullin e Sazanit(Video)

Disa turistë të huaj, të cilët po eksploronin gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit, janë përballuar me një surprizë gjatë vizitës në këto ujëra.

Advertisements

Siç duket edhe në videon e siguruar nga ‘Ora News’ një delfin ka shoqëruar këta turistë, duke bërë dhe manovra pranë varkës së tyre.

Mësohet se turistët kishin ardhur në Vlorë për të kaluar disa ditë pushime dimërore. Ata dëshironin të vizitonin Karaburunin dhe ishullin e Sazanit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU gjet i pajetë në bu rgun e Peqinit, anëtar i bandës së Julian Sinanajt(EMRI+FOTO)
Artikulli tjetër“E fal sepse është i mirë”/ Tentoi ta vr iste, vajza i habit te gjithë në mes të gjyqit