“Vendi ku nuk pranoheshin biondet për Sanremo-n”, Alketa Vejsiu çon diktaturën e pajetuar në Sanremo: Faleminderit Itali që na dhe shpresë(Video)

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, ashtu siç edhe premtoi një natë më parë, u ngjit në skenën e “Sanremo” ku përveç prezantimit të disa sekuencave, mbajti edhe një monolog.

Advertisements

Në fjalën e saj prej gjashtë minutash e pak sekonda, Vejsiu u ndal tek vendi ku është lindur, Shqipëria, të cilin e përshkroi si një vend ku shumë vite më parë nuk pranoheshin biondet dhe se mund të përfundoje në b urg e të shpalleshe ar mik populli nëse dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n, pasi ishte e ndaluar.

Veshur me një fustan të kuq velvet që i zbulonte supet, Vejsiu nuk u drodh aspak nga emocionet e skenës së madhe të Sanremos, spektakël për të cilin u shpreh se e ndiqte gjithmonë fshehurazi pasi kishte mbyllur dyert dhe dritaret, një çmim që duhet ta paguaje për vitet e dikt aturës. Moderatorja shqiptare falenderoi Italinë që nuk i ka bra ktisur kurrë shqiptarët dhe falenderoi Sanremon që i ka mbajtur gjithmonë ndezur ëndrrat e tyre në epokën e errët të di ktaturës. Vejsiu nuk harroi të sillte në mendje edhe një moment bisede me të atin, që e kishte shkëmbyer kur kishte qenë fëmijë.

Advertisements

“E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, “Una Lacrima sul viso”. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e th yer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: “Ah, ja pse loti është i kripur!” Për mua ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tragjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mbytur në shpresën e të gjeturit në kufi “tokën e premtuar”,”– tha ndër të tjera moderatorja dhe më pas kërkoi një mikrofon për të kënduar. Ajo vazhdoi të këndonte pikërisht këngën “Una lacrim sul viso” dhe vetëm pas disa sekondash iu bashkua Bobby Solo.

Edhe pse vetëm 36 vjeçe, gjë që me një llogaritje të vogël kuptojmë që Alketa Vejsiu ka lindur në vitin 1986, një vit pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, Alketa zgjodhi të fliste për një periudhë të errët në Shqipëri, të cilën nuk e ka përjetuar aspak. Moderatorja shqiptare mund të ketë dëgjuar rrëfimë të ndryshme, ashtu siç edhe dimë të gjithë ne që mund të kemi lindur edhe pas viteve ’90, por Alketës nuk i është dashur të mbyllë dritaret fort për të ndjekur Sanremon.

Monologu i plotë i Alketa Vejsiut

Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg. Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà. Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret. Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës. Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët.

Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar. Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde. Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminderit Sanremo, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket. Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltërit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne.

Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë. Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga. Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë. Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime. E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, “Una Lacrima sul viso”. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e th yer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: “Ah, ja pse loti është i kripur!” Për mua ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tra gjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mby tur në shpresën e të gjeturit në kufi “tokën e premtuar”.”

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNegociatat me BE-në/ Rama i “dorëzuar”: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë, nuk pres asgjë
Artikulli tjetërItalianët të “marrosur” pas Alketa Vejsiut! Ja çfarë shkruajnë