Tre të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara me koronavirus.

Advertisements

Përmes një njoftimi zyrtar, ministria tregon se rezultatet kanë dalë negative.

Njoftimi i plotë:

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBejtja: “3 marsi do jetë më mirë se në 2”, Çuri: “Tre rrugë ka për rrëzimin e Ramës”
Artikulli tjetër‘Gucci Linda na flet për gratë punëtore’/ Altin Hazizaj “shpë rthen” keq ndaj bashkëshortes së Ramës(Foto)