Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ishte e ftuara e mbrëmjes në “A-Shoë” ku edhe ka folur lidhur me përballjen ndaj kryeministrit Edi Rama në studion e emisionit “Opinion”.
Advertisements
Gjatë intervistës së realizuar me Skype, Lala tha se pas emisionit nuk ia kishte shtrënguar dorën kryeministrit Rama, por theksoi se nuk ishte për fajin e saj. Ajo sqaroi më tej se përpl asja me të nuk ishte personale por për punën.
“Nuk ja shtrënguam dorën njëri-tjetrit. Jo për fajin tim, por sepse kryeministri nuk e dëshiroi një gjë të tillë. Unë u përballa me të për disa problematika, shqetësime që për mua si gazetare e kronikës dhe që mbuloj kronikën e zezë mendoj se duhej t’ia thoja dhe ti kërkoja llogari pse nuk është bërë asgjë,”- tha Lala.
Advertisements
Dy netë më parë, Klodiana Lala u përfshi në debate të ashpra me kreun e qeverisë ku mbizotëroi fyerja dhe ngritja e tonalitetit të zërit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!