“Skifterët” bëjnë kërdinë, “çmontojnë” makinën luksoze në më pak se një minutë(Video)

Një gra bitje spektakolare është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku disa hajdutë mundën të vidhnin një makinë luksoze tip “Mercedes GLC” në më pak se një minutë.

Advertisements

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga tabloidi i njohur britanik “DailyMail”, ata përdorën një aparaturë për të marrë sinjalin e çelësit të makinës nga jashtë shtëpisë ku ishte parkuar mjeti luksoz.

Më pas ata e përdorën aparaturën për të hapur siguresën e dyerve.

Advertisements

E gjithë kjo ka ndodhur në më pak se 60 sekonda, ndërsa “skifterët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pamjet janë kapur nga kamera e e sigurisë, ndërsa grabitësit janë identifikuar dhe të gjithë janë me origjinë nga Brazili.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit jashtë një banese në qytetin Dudley të Anglisë, ndërsa vlera e automjetit të vjedhur është 46 mijë euro.

Policia ka nisur punën për kapjen e autorëve, ndërsa fton qytetarët të bashkëpunojnë në dhënien e informacioneve për ta.

“DailyMail” shkruan se në vitin vetëm në vitin 2017, në Mbretërinë e Bashkuar u raportuan në polici 109,469 raste vjedhjesh të automjetëve.

“Skifterët” bëjnë kërdinë, grabisin makinën luksoze në më pak se një minutë on Vidnews.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEksploziv në derën e biznesit, dalin detajet e para nga shpë rthimi(Emri)
Artikulli tjetërNë krah të njëri-tjetrit përgjithmonë/ Zbulohen pamjet nga v arri i Kobe Bryant(FOTO)