Më pak se një orë nga koha kur OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë, Emiljano Shullazi ka reaguar përmes avokatit të tij Vladimir Meçe, i cili shprehet se klienti i tij ka në pronësi vetëm një banesë, dhe një pjesë të ish-Hotel Vollgës, e cila është ende në process gjyqësor.
Advertisements
Meçe shprehet se OFL, përpara se të kërkonte deklarimin e pasurisë së Shullazit, do të bënte mirë që të kryente disa verifikime elementare , në mënyrë që të mos ushqente kot zhurmë mediatike.
Megjithatë thotë Meçe, Shullazi nuk ka asgjë për të fshehur dhe për këtë shkak do ta plotësojë formularin e OFL-së Brenda afatit kohor të cilin e parashikon ligji.
Advertisements
Reagimi i plotë i Meçes:
U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite….Sipas meje eshte nje “shoë”, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem….
Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.
Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dh une, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka perfunduar.
OFL- ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik. Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Kr imin e Organizuar!
Megjithate, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote !
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!