Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kryeministrin Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët ku folën edhe për minishengenin ballkanik.
Advertisements
Gjatë konferencës Kurti ka thënë se takimi i sotëm ka qenë për makroshengenin shqiptar dhe jo për minishengenin Ballkanin, duke shtuar se kjo temë do të zhvillohet në të ardhmen.
Nga ana tjetër Rama ka qenë i prerë dhe ia ka thënë në ‘fytyrë’ Kurtit se ‘s’ka makroshengen shqiptar pa minishengen Ballkanik’, ndërsa me ironi shtoi se për shkak të gjatësisë s’është i prirur për gjëra mini. Kjo ka qenë pika ku dy kryeministrat janë ‘ndarë’ sot.
Advertisements
Berisha në reagimin e tij e ka quajtur Ramën një tradhëtar dhe provokator të Kurtit lidhur duke iu referuar deklaratës që bëri. “Miq, sot tradhëtari i kombit Esad Toptani i Ri, në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin duke bërë një provokacion të rëndë, Rama deklaroi se nuk ka bashkëpunim shqiptar, se “nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”, ka thënë Berisha ndër të tjera reagimin e tij.
Postimi i Berishës:
Per tradh etarin e Kombit, Shqiperia dhe Kosova jane vasale te Serbise se Madhe!
Miq, sot tradhe tari i kombit Esad Toptani i Ri, ne takimin e tij me kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin duke bere nje provokacion te rende, Rama deklaroi se nuk ka bashkepunim shqiptar, se “nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”!
Me kete deklarate ky tradhetar heq çdo maske dhe deklaron se Shqiptaret mund te bashkepunojne njeri me tjetrin vetem ne kuadrin e Serbise se Madhe apo Jugosllavise se Re. Sipas kesaj deklarate Shqiperia dhe Kosova nuk jane dy vende te pavarura sovrane por dy vasale te Beogradit, te cilat mund te bashkepunojne njera me tjetren vete nen ombrellen e Serbomadhise.
Nje deklarate te tille per marredheniet ndermjet dy vendeve sovrane nuk mund te gjenden ne analet e marredhenieve bilaterale boterore. Vetem shtetet vasale apo koloni jane te detyruar te marrin miratim tek dikush tjeter per marredheniet me nje vend sovran.
Ne rast se shqiptaret ne vendet e tyre sovrane nuk vendosin per marredheniet midis tyre por edhe me vende te tjera ata i presin honet e historise!
Duket se pikerisht kete ka firmosur ky tradhetar ne traktatin prej 718 nenesh te Novisadit.
Sot Edvin Kristaq Zografi zbuloi per te njeqinten fytyren e tij te tradhtarit,zbuloj shitjen qe i ka bere Kosoves se bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin ne Beograd dhe vasalizimin e Shqiperise! sb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!