Shqiptarja e parë/ Motra e Sonila Meços kandidon për postin e rëndësishëm ne Gjermani(Foto)

Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.

Advertisements

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

“Në Shqipëri e kemi harruar atmosferën e zgjedhjeve normale, ku njerëzit ndihen të rëndësishëm, sepse vota e tyre vlen, sepse pritshmëritë e tyre adresohen, sepse takimet elektorale janë forume idesh, përballje alternativash.

Advertisements

Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë.

Doktoraturat, përvoja në administrim, formimi akademik dhe kulturor dominojnë përfaqësimin.
Si për të kujtuar se si duhet të ngjajë një fushatë dhe për kënaqësi shpirti… “- shkruan Sonila krahas fotos.

View this post on Instagram

Rezi në fushatë, zyrtarisht❤️ #proudsister

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kurrë s’të kam harruar, na rrite”, Stresi bën dedikimin e ndjerë për gjyshin, por shihni ç’bën Kejsi (FOTO)
Artikulli tjetërSimbolet e “Gomorra-s” bëhen pluhur, rrafshohet lagjja e mafi ozëve në Itali(FOTO)