Shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit per këtë javë

Muaji shkurt do të jetë i shoqëruar me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Advertisements

Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari edhe java që vjen do të na detyrojë të marrim çadrat me vete pasi reshjet e shiut do të jenë të pranishme në gjithë territorin e vendit.
“Një qendër e presionit të ulët është krijuar në Detin Jon duke influencuar një mot me rreshje shiu dhe stuhish në jug të vendit.

Nga fillimi i javës qendra e presionit të ulët do ti afrohet Detit Adriatik dhe Detit Jon duke shkaktuar rreshje shiu, por ato nuk do të kenë intensitetin e këtyre ditëve që po lemë pas”, thotë meteorologia.

Advertisements

Zonat më të prekura nga shiu do të jenë Korça dhe Vlora. E shtuna, e marta e javës që vjen dhe e enjtja do të jenë të shoqëruara me reshje në të gjithë vendin dhe me temperatura të ulëta.
Vlera më e lartë do të jetë 22-23 gradë celcius. Në mesjavë temperaturat do të ulen në 11-17 gradë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇollaku rendit 12 pyetjet që s’iu bënë Ramës: Nga takimi me Shullazin, te telefonatat me Dajtin nga bu rgu, dhe përgjimet e Xhafajt
Artikulli tjetërHoroskopi nga Paolo Fox, ja çfare sjell Shën Valentini për të gjitha shenjat