SHBA pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi? Reagon ashpër i dërguari i Trump, ja çfarë thotë

Pas nje lajmi te publikuar ne EUobserver, ne te cilin theksohet se SHBA-te nuk jane kunder shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise, si nje ceshtje qe u takon vete vendeve ta zgjidhin me marreveshje, reagon ashper i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Advertisements

Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Grenell e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver.

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, shkruan Grenell.

Advertisements

Reagimi vjen pas lajmit ne Euobserver, qe shkruante se SHBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

“U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer për EUobserver në Bruksel, kur është pyetur për këtë ide.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

“Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Sipas shkrimit, Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRoza Lati nuk i ndahet Encës: Mbretëresha e… uf e uf
Artikulli tjetër“Nuk do t’i gjendet as v arri” , kër cënoi drejtorin e Përgjithshëm të bu rgjeve dhe gjyqtarin, izolohet në 41-bis për 3 muaj i bur gosuri ‘i famshëm’ i Drenovës