Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se gjatë një operacioni kundër ter rorizmit, në Jemen, është v rarë lideri i organizatës ter roriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.
Advertisements
Në një deklaratë me shkrim Shtëpia e Bardhë, njoftoi se “SHBA-ja me urdhër të presidentit Donald Trump, zhvilloi një operacion kundër ter rorizmit, në Jemen, ku u v ra themeluesi dhe lideri i organizatës te rroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi”.
“Rimi i ishte bashkuar Al-Kaedas në vitet 1990-të dhe ka punuar me Osama bin Ladenin. Organizata terroriste Al-Kaeda nën udhëheqjen e Rimit në Gadishullin Arabik ka kryer s ulme të pandërgjegjshme kundër civilëve, në Jemen. Gjithashtu, kjo organizatë ka kryer edhe shumë su lme kundër SHBA-së dhe forcave tona”, thuhet në deklaratë.
Advertisements
Më tej në deklaratë theksohet se vrasja e Al-Rimit në operacionin në fjalë do të dobësojë praninë e Al-Kaedas në Gadishullin Arabik dhe në të gjithë botën dhe se është bërë një hap përpara në eli minimin e këtyre organizatave që kër cënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, raporton AA-ja.
“Me vr asjen e Rimit interesat tona dhe aleatët tanë janë më të sigurt. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë popullin amerikan, duke ndjekur gjurmët dhe duke el iminuar këto terr oristë që përpiqen të na dëmtojnë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!