Sassoli i ben thirrje Ramës: Merri seriozisht kushtet e Bundestagut

Këtë javë, Komisioni Europian pritet të publikojë strategjinë e re të zgjerimit, e cila pritet me interes nga vende si Shqipëria.

Advertisements

Ndërkohë presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, mbërrin në Shqipëri për një vizitë, e cila shihet si inkurajim për rrugën europiane të vendit.

Sassoli ka dhënë një intervistë për gazetën Panorama përpara mbërritjes. Ai thotë se në rastin e Shqipërisë, ka pasur rezerva më të mëdha kur u diskutua për çështjen e negociatave.

Advertisements

“Është e rëndësishme për mua të theksoj që, as Maqedonia e Veriut dhe as Shqipëria nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Në të dyja rastet, përpjekjet e mëdha u njohën nga Komisioni në vlerësimin e tij zyrtar. Sidoqoftë, është e vërtetë që midis vendeve që kundërshtuan, rezervat ishin më të mëdha në lidhje me Shqipërinë, pa qenë kjo pika kryesore e debatit. Nëse kjo ndarje është ende ekzistuese, do të shihet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit. Unë e nxis Shqipërinë që ta përdorë këtë kohë dhe të trajtojë shqetësimet e ngritura, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe lu ftën kundër kri mit të organizuar dhe korrupsionit,” thotë Sassoli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakP las skandali! I dë nuari përjetë vd iq nga mungesa e ndihmës mjekësore, prej 2 javësh në bur gun e Peqinit s’ka mjekë: Drejtori i ka pushuar
Artikulli tjetër‘Shikojini mirë informacionet në kafe’, ministrja replika me deputetin e opozitës. Maliqi: Mos më trego kafenenë mua