Gazetari Baton Haxhiu ne nje rrefim në emisionin “Pressing” të Televizionit 7 ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviçit dhe ka treguar pse eshte ftohur raporti i tij me Albin Kurtin, nderkohe qe ka theksuar se ne Konferencen e Mynihut, kryeministri i Kosoves ishte qesharak në propozimet që bëri atje.
Advertisements
Haxhiu ka thënë se ballafaqimi me Jovica Stanishiqin ka qenë pjesa më e dinjitetshme e jetës së tij.
“Ballafaqimi me Stanishiqin është pjesa më e dinjitetshme e jetës time”, tha Haxhiu gjate emisionit. Ai tregoi se për këtë takim në të cilin prezent ishin ai, Mahmut Bakalli dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve ai nuk i publikoi, Stanishiqi kishte marrë lejen e amerikanëve.
Advertisements
“Stanishiqin e kam taku 4 – 5 minuta. Na kemi kërkuar Republikën e Pavarur të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë”, sqaroi Haxhiu duke kujtuar takimin e vitit 1997.
Me tej, Baton Haxhiu ka thënë se ish-presidenti, Ibrahim Rugova kishte kërkuar leje në Hagë që të mos e shihte në fytyrë Sllobodan Millosheviqin.
“Rugova ishte i guximshëm dhe u takua me Millosheviqin para lu ftës”, thotë Haxhiu.
“Në Hagë gjatë gjykimit për kr ime lu fte, Rugova kërkoi leje që të mos e shikonte në fytyrë Millosheviqin”, tregon ai.
Tutje Haxhiu thotë se ai është takuar me Millosheviqin dhe është ballafaquar me të.
“Millosheviqi u ballafaqua me mua dhe më tha në sy që Kosova kurrë nuk do të bëhet e pavarur”, tregon ai.
Duke u ndalur ne fjalen e Albin Kurtit, Haxhiu tha se “fjalimi i tij ka qenë qesharak”.
“Kërkesa e tij për Plan Marshall për Ballkanin është qesharak për Europën. BE nëpërmes shumë fondeve, dhe IPA’s, investon miliona në Ballkan në bazë të performancës së demokracisë”- tha ai.
Me tej e analizon keshtu fjalimin: “Ai kërkoi që të ketë integrim për të gjitha shtetet, dhe e hodhi këtë si ide. Ai është kryeministër dhe nuk e ka më luksin të hedhë ide. Nuk shkoi atje të flas me organizata joqeveritare”, shtoi Haxhiu, duke nenvizuar se “Fjalia e tij nuk ka marrëveshje pa dialog, ishte cinike për Grenellin. Ai mori dën imin e tij që nuk u takua me të”
Haxhiu po ashtu ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në idenë për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
“Nuk kam lidhje me çështjen e korrigjimit, vetëm e kam bërë të ditur. Thaçin e dëgjova së pari duke folur për këtë në një emision, gjë të cilën e konsiderova gabim si ai e artikulonte. Nuk kam njohur njeri më institucionalist, nuk e di pse gaboi në deklaratat për Preshevën”, tregon Haxhiu.
Ai ka mohuar se ishte pro ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje. “Unë kam qenë kundër që VV të ndahet’, nis rrëfimin e tij Haxhiu.
Ai kujton një emision të transmetuar në televizionin publik të Kosovës ku Kurti ishte paraqitur menjëherë pas lirimit të burgut. Kjo intervistë e kritikuar nga Haxhiu, shpjegon ai, ndikoi në ftohjen e raporteve mes tij dhe Kurtit.
“Unë e pata shkruar një shkrim që emisioni ishte pa shije”, thotë ai, duke shtuar se “Problemi me Albinin lind aty dhe kemi pasur një pauzë të komunikimit”.
Me tej Haxhiu tha: “Nëse dikujt i kam ndihmuar me sinqeritetin më të madh, i kam ndihmuar VV’së. Glauku pati gënjyer kur tha se ju kam thënë të largohen nga Vetëvendosje”, theksoi ai. /GazetaExpress
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!