Nje nga personat e shenjestruar nga Operacioni Forca e Ligjit(OFL), Saimir Taullau dorëzoi dje pranë kesaj strukture formularin për deklarimin e pasurisë.
Advertisements
Taullau, i asistuar nga avokati i tij, dorëzoi brenda afatit 48 orë të lënë nga OFL-ja, të dhënat për pasurinë e tij. Tri ditë më parë, OFL-ja bëri të ditur se i kishte dërguar formularin për deklarim Taullut, i cili sipas njoftimit është subjekt i ligjit për shkak të një dënimi të marrë për shitje të na rkotikëve.
“Në vijim të operacionit Forca e Ligjit dhe në kuadër të zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dën uar apo akuzuar për krim të organizuar apo kr ime të rënda, OFL-ja i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasit: S. T., banues në Lushnjë, i d ënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve’, në bashkëpunim”, njoftoi Policia.
Advertisements
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Saimir Taullau rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me zyra në Lushnjë, me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.
Në vitin 2017, Taullau i ka shpëtuar një at entati, duke marrë vetëm një pl umb. Ai njihet si biznesmen në Lushnjë, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi e Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares.
Në vitin 2005, Baki Taullau u v ra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vr asjes pjesëtarët e këtij grupi, me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnjë. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!