Rama bën premtimin e madh për pagën minimale. Ç’do ndodhë këtë pranverë? Nga 1 Janari …

Paga minimale nga 1 janari 2020 do rritet në 300 mijë lekë.

Advertisements

Këtë e paralajmëroi kryeministri Edi Rama sot në Kongres duke thënë se këtë pranverë do lançiohet një valë e re reformash, ndërsa foli edhe për pastrim të organizimit politik.

“Kemi krijuar bazën për një zhvillim të ri të ekonomisë, rritje të punësimit real, dhe një shtytje më lart të nivelit të pagave për ata që punojnë në sektorit privat dhe duke nisur nga rritja e pagës minimale

Advertisements

Nuk e bënim dot këtë dje, besojeni nëse tërmeti i 26 nëntorit do kishte rënë në 2013, jo rindërtim, por do ishim futur në gropë bashkë me ata që fatkeqësisht u ndanë nga jeta si shtet e ekonomi e perspektivë.

Detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në moment historik force të shembullit qeverisës duke e provuar për njerëzit që aty ku të tjerët panë dritëshkurtësisht fundin tonë, për shkak të tërmetit aty është burimi i forcës tonë për ta cuar në një nivel të ri zhvillimi ekonomik e social vendin.

Këtë pranverë do nisim valën e re të reformave.

Paga minimale do jetë 300 mijë lekë nga janari i 2021.

S’do ketë më njerëz që punësohen e marrin më pak se 300 mijë lekë.

Kemi operacione jo pak të vogla edhe për të pastruar organizmin politik, një pastrim i vazhdueshëm që duhet të shkojë më thellë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFieraku donte të bënte për spital komshiun dhe foli me kunatin e Çilit/ ‘Dogji’ noteren Gjoçi për apartamentin 50 mijë €
Artikulli tjetërTra gjike ne Itali! Humb jetën shqiptari, babai i dy fëmijëve(EMRI)