“Pyll pa derra s’ka”, e ofenduan për urimin e Kosovës, Oriola Marashi ‘shp ërthen’ keq

Modelja Oriola Marashi si shumë personazhe publikë shqiptarë, ka zgjedhur të bëjë një urim, ditën e djeshme, në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Advertisements

Por, mesa duket, urimi “U bëfsh Shqipni“, nuk është pritur dhe aq mirë, nga shtetas kosovarë, që kanë reaguar keq ndaj modeles, madje edhe me mesazhe fyese.

Oriola shkruan një reagim të gjatë, lidhur me këto mesazhe të ardhura në profilin e saj, duke shfaqur ndjenjat patriotike, dhe duke theksuar se Shqipëri-Kosovë, jemi një.

Advertisements

“Hey, unë nuk thashë ishalla Kosova bëhet si Shqipëria sepse në këto momente Kosova mund të ketë disa gjëra më të mira në drejtim apo në mënyrën sesi janë bërë zgjedhjet vendore dhe ju përgëzojmë për këtë fakt! Ideja ishte që Kosova të bëhet Shqipëri e madhe, të bëhemi 1 dhe e kam ëndërr këtë gjë. Pavarësisht se kjo mbase nuk do ndodhi kurrë, Kosova është dhe ka për të mbetur pjesë e Shqipërisë së Veriut dhe historinë nuk mund ta ndryshojmë dot!

Po kjo nuk ju jep të drejtë të ofendoni dhe të thoni që Shqipërinë e ka mb yt kri minaliteti dhe dhu na, pavarësisht se kjo gjë mund të jetë e vërtetë. Të jesh patriot do të thotë t’i qëndrosh parimeve të tua në të mirë e në të keq. Mos harroni që Shqipëria ka derdhur gj ak për pavarësinë e Kosovës njësoj siç ju ndihmuat me gjithçka kur ne na ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Për mendimin tim, ai kufi nuk ekziston, kemi një gja k, një gjuhë, një flamur. Nuk ka nevojë për komente ofenduese sepse Shqipëria ka njerëzit më të mirë në botë dhe pyll pa derra nuk ka! Gëzuar edhe njëherë, paqe dhe dashuri!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas “sherrit” në distancë, Alketa Vejsiu i çon një mesazh Marina Vjollcës
Artikulli tjetërBie sëmundja e lisë në shkollë, 15 nxënës te prekur, dyshime dhe për fëmijët e kopshtit