Dekyrion Ellis, i cili është në klasën e nëntë tha se u ngrit nga dyshemeja nga një oficer policie pasi ishte përfshirë në një grindje me një shok të klasës dhe më pas ai e shtrëngoi me sa fuqi kishte rreth qafës, gati sa për ta mbytur.
Advertisements
Jake Perry, një oficer polici në shkollën e mesme Camden në Arkansas të SHBA-së, është pushuar nga puna dhe tashmë është në hetim pasi përdori forcë të tepërt ndaj të miturit. Shefi i policisë, Body Woody me anë të një deklarate zyrtare tha se:
“Unë nuk do të toleroj sjellje të pahijshme nga oficerët e mi dhe kjo çështje do të trajtohet në përputhje me rrethanat. Unë do të jem transparent në këtë mënyrë”.
Advertisements
Vendosja në duar rreth qafës është e ndaluar me ligj për policinë amerikane. Verën e kaluar një oficer policie u arrestua pasi u përfshi në një vdekje. Polici përdori forcë të tepërt në qafën e Erix Garner, i cili si pasojë humbi jetën. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014. Fjalët e tij “Unë nuk mund të marr dot frymë”, u kthyen në një moto proteste kundër përdorimit të tepërt të forcës nga ana e policisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!