Ditën e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë priten reshje të dobëta lokale.
Advertisements
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat maksimale do të shënohen në vendet e ulëta 15 gradë celcius, ndërsa temperaturat minimale në vendet malore 4 gradë celcius.
TEMPERATURAT
Advertisements
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 16 °C
në vendet e ulëta: 10 / 15 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C
ERA
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra e fortë, sidomos në bregdet dhe zonat malore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!