Parashikimi i motit, ja si pritet të jetë moti këtë javë

Për ditët e hënë dhe të martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare; ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta.

Advertisements

Sipas Sherbimit Meteorologjik, përgjatë ditës së mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin. Dita e enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Advertisements

Ditën e premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaturat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale (vlera negative në një pjesë të madhe të vendit).

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama uron Kosovën: I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën(Video)
Artikulli tjetër“Çmendet” Tare, hedh në tokë zyrtarin e Lazios pas fitores ndaj Interit(Video)