Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, por më të dendura paraqiten në skajin verior.
Advertisements
Ndersa pjesa e dytë e ditës shton vranësirat në të gjithë Shqipërinë duke sjellë gjatë orëve të mbrëmjes reshje në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 16°C maksimumi. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Advertisements
Rajoni dhe Europa
Moti i kthjellët mbizotëron në dy skajet e Europës Veriperëndim dhe Lindje. Por vijon me vranësira dhe reshjeve të dendura dëbore Veriu dhe Qendra e kontinentit. Po ashtu me reshje shiu do paraqitet dhe Rajoni i Mesdheut.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!