OFL i kërkoi të deklaronin te ardhurat, por Ben Qimja rezulton fermer ndersa Saimir Taullau biznesmen i ‘falimentuar’

Ditën e djeshme OFL i kërkoi deklarimin e pasurive dy personazheve tepër të njohur për drejtësinë shqiptare, Arben Isufit i njohur si Ben Qimja dhe Saimir Taullait.

Advertisements

Që të dy kanë qënë të dë nuar për një sërë veprash penale, por janë liruar.

Ata ende nuk kanë bërë një deklarim pasurie me shkrim, por reporttv ka zbuluar se çfarë ata disponojnë.

Advertisements

Në një kërkim në regjistrat e QKR-së, ata nuk rezultojnë aq ‘të pasur’, kjo dhe për faktin se shumica e pasurive të tyre dyshohen të regjistruara në emër të familjarëve dhe personave të tretë, që sërish edhe ato do të janë objekt hetimit nga akti normativ i OFL-së.

Ben Qimja rezulton bashkëpronar me 33 % të aksioneve vetëm në kompaninë “Akili Alb” SHPK, regjistruar më 5 prill 2011. Kjo kompani merret me prodhimin, tregtimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, blegtorale, import-eksport dhe prodhim i fidanëve frutorë. Ndaj ‘fermerit’ Ben Qimja, hetimi për pasurinë është kryer edhe në vitin 2014 dhe më pas në 2018 nga Kr imet e Rënda. Nga regjistrat e QKR-së, ku nuk rezulton asnjë tjetër përveç kompanisë “Akili Alb” SHPK tregon se ai i ka të regjistruara pasuritë në emër të personave që janë rreth familjar apo personave të tretë. Arben Isufaj dyshohet se ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri.

Për sa i përket pasurisë së Saimir Taullau, sipas QKR-së ai rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.

Aktiviteti i kompanisë së Taullaut është zgjeruar në Greqi dhe Itali, por në pasqyrën financiare të deklaruar për 2018, kompania deklaron humbje duke e kthyer atë ‘në të falimentuar’. Edhe për Saimir Taullaun dyshohet se ka regjistruar pasuritë në emër të palëve të treta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAks ident tra gjik gjatë natës/ Makina bie në lumë, humb jetën shoferi. Policia jep detajet
Artikulli tjetërHoroskopi ditor nga Paolo Fox/ Këto gjëra ju presin këtë të shtunë