Një tjetër goditje për mbretëreshën Elizabeth! Këtë radhë nga nipi i madh

Nipi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth thuhet se është ndarë me gruan e tij pas 12 vitesh martese.

Advertisements

Sipas burimeve pranë çiftit, 42-vjeçari, Peter Phillips, është “shkatërruar” pasi gruaja e tij 41 vjeç, i ka thënë atij se dëshironte të ndahej. Një mik i Peterit pohoi se ndarja ishte befasuese për të sepse ata dukeshin një çift perfekt dhe të rrethuar me lumturi.

Sipas burimeve nga The Sun, kishte qenë pikërisht bashkëshortja e nipit të mbretëreshës, Autumn, që kishte pohuar ndarjen për shkak të problemeve. “Autumn është një grua dhe një nënë e mrekullueshme dhe një grua shumë inteligjente, por ajo u ka thënë miqve të saj për ca kohë se kishte probleme. Ajo është e preferuara e Mbretëreshës dhe jam i sigurt se madhështia e saj do të shqetësohet shumë nga kjo ngjarje”,-është shprehur një burim pranë çiftit.

Advertisements

Me sa duke problemet nuk paskan fund për Mbretëreshën Elizabeth, pasi po përballet me një tjetër goditje të fortë, që nga largimi i beftë i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, nga Pallati Mbretëror.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush ishte Luçije Ndoja, infermierja her oinë që v diq e vetmuar me dy këmbët e prera
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Sh err mes disa personave, njëri i pla gosur me thi kë, policia jep detajet