Një javë më parë erdhi në Shqipëri dhe va rrosi nënën, vd es tra gjikisht shqiptari në SHBA(Foto-Emri)

Një 52 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tra gjikisht të hënën në Nju Xhersi, në SHBA.

Advertisements

Rreth orës 03:14 të së hënës, shqiptari Nuri Kaloshi ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki në Rrugën Franklin, duke kaluar në Rrugën 17, kur një kamion plehrash e goditi atë, raporton newsbomb.al. Lajmin e kanë konfirmuar dhe autoritetet e Qarkut të Bergen në SHBA, ndërsa bëjnë me dije se Nuri Kaloshi u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare Hackensack, ku dhe u deklarua i vdekur.

Vde kja e Nuri Kloshit, nga Dibra, i ka shokuar të gjithë të afërmit e kësaj familje dhe miqtë e tij, pasi vetëm një javë më parë ai ishte në Shqipëri, ku ka përcjell për në banesën e fundit nënën e tij. Ende pa e marrë veten nga vd ekja e nënës dhe të afërmes së tyre, familjarët e Nuri Kaloshit u tron ditën nga lajmi i kobshëm i vdekjes së tij, raporton newsbomb.al.

Advertisements

Nuri Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë, dhe këtë e tregojnë dhe fotot e shumta të tij. Së fundmi ai kishte një motor Kawasaki Ninja ZX -14.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin, 51 vjeçari Jonathan Lacher ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka qendruar në vendin e ngjarjes, ndërsa duhet të përballet me Gjykatën për “drejtim mjeti të pakujdesshëm” dhe “mosrespektim i sinjalistikës rrugore”. /Newsbomb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Ylli na mbante gjallë’, rrëfimi i Zylfies: E ekze kutuan me sn ajper, i doli vajza e tij 3-vjeçe dhe e pa e para
Artikulli tjetër“Jo më viza për punëtorët e pakualifikuar”/ Britania shtrëngon rregullat, ja çfare vendos