Ditën e sotme në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama premtoi rritjen e pagës minimale në 300 mijë lekë, që nga 1 janari i vitit 2020.
Advertisements
“S’do ketë më njerëz që punësohen e marrin më pak se 300 mijë lekë”, u shpreh kryeministri.
Por nëpërmjet një video që “Panorama” ka siguruar shihet se zanafilla e këtij premtimi është shtatori i vitit 2019 dhe zotues i saj është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Advertisements
Gjatë një konference, në 18 shtator 2019, Basha prezantoi vendimin e PD-së për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të qeverisës, pas ardhjes në pushtet të pagën minimale në 300 euro.
“Vendimin e PD-së për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të mandatit tonë qeverisës masën e pagës minimale në 300 euro dhe brenda katër viteve të parë nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë”, shprehej Basha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!