Ditën e sotme ka v dekur shkencëtari, Larry Tesler i cili është i njohur për shpikjen e ‘copy and paste’. Ai u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare.
Advertisements
Tesler lindi në vitin 1945 në New York dhe studioi shkenca kompjuterike në Stanford. Pasi punoi në kërkime për AI (Artificial intelligence), ai u bashkua me Qendrën Kërkimore Palo Alto (PARC) të Xerox në 1973, ku zhvilloi “Cut, copy dhe paste”.
Konceptet më vonë të cilat u bënë nga më të rëndësishmet për përdoruesit për redaktorët e tekstit dhe të gjithë sistemet operative të kompjuterit.
Advertisements
PARC është një ndër punët dhe shpikjet e tij më të famshme në ndërfaqet grafike të përdoruesve. Tesler së bashku me bashkëthemeluesin e ‘Apple’, Steve Jobs e përdori shpikjet e tij për të zhvilluar më mirë idetë për produktet e Apple.
Tesler ishte gjithashtu themeluesi i konceptit të quajtur “modeless computing”, i cili është ideja që një program nuk duhet të ketë “mënyra” të ndryshme të inputit.
Në 1980, Tesler u bashkua me Apple dhe punoi në kompani deri në 1997. Ai punoi në kompani të ndryshme duke përfshirë Macintosh, QuickTime, Lisa dhe tabletën Newton. (Macintosh dhe Lisa ishin kompjuterët e parë personalë që popullarizuan operacionet e prerjes dhe kopjimit dhe ngjitjes.) Në 1993, ai u quajt shkencëtar kryesor.
Pas largimit nga Apple, Tesler punoi në Amazon, Yahoo dhe 23andMe.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!