“Na çave tr*pin me gjithë Sanremo”, ja përgjigja që Alketa Vejsiut i kthen ndjekësit

Moderatorja Alketa Vejsiu nuk ndalet së publikuari foto dhe video nga pjesmarrja e saj në spektaklin e madh italian “Sanremo”.

Advertisements

Por, duket se këto postime të shpeshta kanë shqetësuar ndjekësit dhe fansat e prezantueses, që e quajnë të tepërt, gjithë këtë vlerësim për italianët dhe “Sanremon”.

“Na çave tr*pin me gjithë Sanremo…se e bone legjend sikur ke shku në MARS,”- shkruan një komentues në profilin e Alketa Vejsiut.

Advertisements

Moderatorja ka vendosur të replikojë pikërisht tek ky koment, për t’i sugjeruar ndjekësit të bëjë dhe një tatuazh për Sanremon: “E mo mire mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tatoo “SANREMOOO! Do të duket një vepër e bukur e do të duash dhe ti këtë pjesmarrje.”

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo. Pas prezantimit në publikun italian, moderatorja shqiptare mori mjaft vlerësime dhe kritika. Ajo u kritikua për të folurën shpejt dhe për falenderimet e tepërta ndaj italianëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKujdes! 6 lloje të njerëzve që nuk duhet ta përdorin xhenxhefilin
Artikulli tjetërE rëndë në Vorë, tenton te vr asë gruan, policia parandalon kr imin