Kreu i Policisë së Shkodrës Anton Hasanpapaj i është kthyer keq mesnatën e djeshme gazetarëve dhe kameramanëve, të cilët kanë qenë në krye të detyrës.
Advertisements
Rreth orës 02:30 të mëngjesit, ai i është drejtuar gazetarëve me fjalët ‘Mu zhdukni prej këtu’ dhe këta të fundit e kanë filmuar.
Kujtojmë që gazetarët kanë qenë në Pedonalen e qytetit në rrugën “Kolë Idromeno” për të raportuar lajmet rreth ngjarjes së ndodhur dje.
Advertisements
Mësohet se ka pasur një konflikt mes disa personave i cili ka degruaduar deri në përdorimin e ar mëve të zjarrit. Si pasojë e të sht ënave ka mbetur e plagosur kalimtarja 35 vjeçare, Liljana Jeremia.
Ndërkohë, në mes të Pedonales ka mbetur një BMW luksoze me targa të huaja, të cilës i është th yer nga plu mbat xhami i parë. Identiteti i personave që janë përfshirë në konfliktin me a rmë zjarri nuk dihet ende, ndërkohë janë shoqëruar kalimtarët e tjerë që kanë qenë duke ecur në Pedonale, si dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.
Në disa zona të qytetit të Shkodrës janë ngritur pika kontrolli nga Policia dhe po kehet e gjithë zona për të kapur autorët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!