Një tërmet me magnitudë prej 4.2 të shkallës së Richter ka god itur mëngjesin e sotëm Kroacinë, veçanërisht pjesën bregdetare të saj.
Advertisements
Sipas Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë, epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në veriperëndim të Kninit. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale, por gjithsesi tërmeti ka mjaftuar për të terr orizuar njerëzit.
Një qytetar kroat ka deklaruar se: “Unë u zgjova nga tërmeti. Ndërtesa po dridhej dhe dollapët po dridheshin. Ishte sikur ndonjë ura gan të kishte kaluar nëpër shtëpinë time”.
Advertisements
“Kam dëgjuar një tingull si bubullimë. Më zgjoi dhe u ndjeva sikur po dridhesha ndërsa isha shtrirë në shtrat”, ka thënë një banor tjetër.
Map of felt reports received so far following the #earthquake M4.0 in Croatia 42 min ago pic.twitter.com/LXE5Fx0Udf
— EMSC (@LastQuake) February 6, 2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!