Modelja e njohur italiane, Sara Croce, e ftuar në emisionin “Rivelo” të drejtuar nga Lorella Boccia, tregoi për rastin kur sul muesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u përpoq ta bënte për vete.
Advertisements
“Ai u shkroi gjysmës së Milanit, vajzave të famshme dhe jo të famshme. Asnjëherë në jetë nuk do të shkoja me një futbollist. Të jesh me një futbollist është sinonim i brirëve të kafshës” – ka deklaruara Sara.
“Një person i dha numrin tim të telefonit dhe u zemërova shumë. Ai më shkruajti në WhatsApp dhe pas refuzimit tim tha që do të më bllokonte në Instagram”- tregoi ajo.
Advertisements
“Kështu ishte dhe prandaj kuptova që ishte ai Ronaldo i vërtetë”- shpjegoi Sara për televizionin italian.
Modelja nuk specifikoi nëse kjo kishte ndodhur në kohën kur Cristiano ishte fejuar tashmë me partneren aktuale Georgina Rodriguez apo në kohën kur ishte beqar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!