Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur dy moderatorëve të njohur të emisionit ‘Stop’, Gentian Zenelajt dhe Saimir Kodrës.
Advertisements
Këta të fundit janë shprehur se pse presidenti ka falenderuar vetëm kompozitorin Limoz Dizdarin për pjesëmarrjen në tubiminn e 2 marsit, ndërsa ata jo.
Menjëherë, Meta ka publikuar videon duke pranuar kritikën dhe ka bërë sërish thirrje shqiptarëve për datën 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave e lirive.
Advertisements
‘E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte , nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit’, shkruan Meta.
Kujtojmë që tubimit të kreut të shtetit në bulevard deri më tani kanë pranuar se do t’i bashkohen forcat opozitare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!