Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka shtuar masat disiplinore për Maturën Shtetërore të vitit 2020.
Advertisements
Ka qenë vetë ministrja Besa Shahini që ka publikuar pak më parë një video, ku tregon se paraqitja e maturantit në qendrën e provimit ose konstatimi gjatë tij me celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës.
Sipas Shahinit, në të tilla kushte nxënësi ka të drejtë që provimin ta japi vetëm pas një viti.
Advertisements
Kujtojmë që ditën e djeshme, u zbulua se këtë vit si asnjëherë më parë administratorë provimi do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë.
Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me #celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t'i japë ato pas një viti. #MaturaShtetërore2020
Gepostet von Besa Shahini am Samstag, 1. Februar 2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!